Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 12.10. Mëbrritja në Stamboll në 14.50. Transferta nga aeroporti në Qendër të Stambollit. Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, Taksim (lagja e ndërtuar sipas modelit europian në gjysmën e dytë të shekullit të XIX ku gjenden edhe konsullatat e shteteve europiane dhe rruga një kilometër e gjysëm e tramvajit të parë nostalgjik në Stamboll). Sistemimi në Hotel. Fjetja në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë ne Xhaminë Blu (ose xhamia sulltan Ahmet e ndërtuar nga arkitekti shqiptar Mehmed sedefqar Elbasani), Sheshi i Hipodromit (i vetmi shesh i mbetur nga periudha bizantike ku gjenden edhe dy stelat gurore nga Egjipti antik, sjellë me urdhërin e perandorit bizantin Teodos), Vizita në kapalli çarshi. Pasdite OPSIONALE: Udhëtim në Eminonu (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Europën dhe Azinë, (kalimi nën urën e Bosforit, universiteti i vetëm frankofon në Stamboll i Gallatasarajit, lagja shqiptare (Arnavut koj), deri tek ura e dytë e Stambollit (ura e sulltan Mehmetit të II) ku ndodhet edhe kalaja Rumeli, e ndërtuar si masë paraprake për pushtimin e Stambollit, vilat ku janë xhiruar serialet më të famshme turke, saraji veror i sulltanëve, kulla e vashës që gjendet në mes të detit pranë lagjes Yskydar). Fjejte në hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në: Dollmabahçe, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës (ish lagja e kolonisë gjenoveze në Stamboll). Të lirë në Qendrën Tregare deri në transfertën me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 16.05. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 16.50.