BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Udhetim ne Dubrovnik

(0 Vlerëime)
Çmimi
Duke filluar nga€89
Çmimi
Duke filluar nga€89
Rezervo
Dërgo Kërkesë
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
December 11, 2018

Vazhdoni të rezervoni

Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

461


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

3 ditore
Tirane
Dubrovnik

Dita 1 :  Nisja nga Tirana në mëngjes. Një pushim për kafe në  Muriqan dhe me pas  vazhdojme rrugën për në Kroaci.  Gjate rruges ndalese e shkurter per te shijuar pamjen e mrekullueshme, qe ofron  “Shën Stefan-i” që sot është resorti veror më i famshem i  Malit të Zi. Ishulli me plazhet e famshme eshtë rezidence verore e familjes mbretërore Karaxhorxhevic. Në Mal te Zi do të bëjmë dhe një ndalese në Budva, ku do te kemi dhe pushimin e drekes. Budva ështe një nga qytetet më interesante te Malit të Zi ku mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeterdhe Portin e qytetit te cilet priten te behen pjese e pasurive historike te qytetit te  UNESCO-s.    Pasdite do vazhdojme rrugen për ne Kroaci, ku ne vajtje do bejme nje pjese te rruges me traget  nga ku dhe mund te shikojme pamjet fantastike qe na ofron rruga. Mbërrijme në Dubrovnik dhe akomodohemi ne hotel. Darka në hotel.

Dita 2 :  Mengjesi në hotel.Pas mengjesit nisemi për një tur panoramik te qytetit te vjeter i cili konsiderohet si Venecia ne miniature. Vizitojme monumentet me te rëndesishme te Dubrovnikut si Pallati i Rektoreve, Librarite e vjetra dhe Farmacine më te vjetër te Europës Lindore, Manastiri Domenikan me kishen e shën Blahise, Kulla e Sahatit, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios. Bregdeti kroat ëshë i famshëm për bukurine e tij. Mbas vizites në Qytetin e vjetër do të vizitojmë Uren më te madhe me kavo te botës e cila ndodhet ne Dubrovnik. Prej saj mund te shijoni pamje te mrekullueshme te gjithe qytetit. Kohe e lire per te drekuar. Mbas dite do keni kohe lire. Darka ne hotel.

Dita 3 : Mëngjesi në hoteldhe pas mëngjesit nisja për në Cavtat. Vizite e shkurter e qytetit. Nisje per ne Mal te zi. Pas procedura te kufirit kroat i drejtohemi Herceg Novit dhe qyteti ku do te kemi ndalesen e radhesh eshte Kotorri. Ne Kotorr do të vizitoni Kalane e Vjeter, Qytetin e Vjetër, Katedralen e St.Triphonit dhe Kishen e San Nicolas si dhe pallatet e vjeter qe i kane resistuar kohes.. Kotorri eshte vend turistik dhe ben pjese ne Trashegimine kulturore  te UNESCO-s.Ka formen e nje trekendeshi me tre porta duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit.Pas kësaj vizite do vazhdojme për në Tirane. Ne darke mbërritja në Tirane dhe fundi i udhëtimit

 

  Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.