BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Pranverë në Zyrih dhe Bazel

(0 Vlerëime)
Çmimi
Duke filluar nga€359
Çmimi
Duke filluar nga€359
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

130


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

4 Dite

Përfshihen ne Çmim

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishinë - Bazel - Prishinë.
  • Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranë - Aeroporti i Prishtinës
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Zvicër.
  • Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Nuk përfshihen ne çmim

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Itenarari

Dita 1Tirane - Prishtine

Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 20.45. Mbërritja në orën 22.55. Transferimi në Bazel. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita 2Shëtitje panoramike në qytet

Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Në orën 12:00, Nisja për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih në orën 09:00. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita 3Bernë

Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita 4 Transferimi për në Aeroportin e Bazelit

Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel – Prishtinë. Nisja në orën 12.45. Mbrritja në 14.55. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Fotografi