BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Pranverë në Kryeqytetet Skandinave

(0 Vlerëime)
Çmimi
Duke filluar nga€599
Çmimi
Duke filluar nga€599
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

120


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

6 Dite
Periudha: Nisja me 6 Maj
Tirane
Malmo

Përfshihen ne Çmim

  • Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup - Malmö dhe Stokholm - Shkup.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në hotel për 1 natë në Helsingor, 1 natë në Gothenburg, 1 natë në Oslo dhe 2 netë në Stokholm.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
  • Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 55x40x23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Nuk përfshihen ne çmim

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Itenarari

Dita 1Tirana - Shkup

Nisja me autobus ne orën 20:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit të një nate më parë. Fluturimi direkt Shkup – Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 05:55. Mbërritja në Aeroportin Sturup të Malmö në orën 08:35. Transferimi Malmö. Vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmö si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe “Lilla Torg”. Në mesditë nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Stockholm. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita 2Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qendror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.

Dita 3Oslo

Mëngjesi në Hotel. Heret në mëngjes, Nisja për në Oslo. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qendror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita 4Gotenborg

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Pasdite, Nisja për në Helsingborg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbërrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita 5Helsingor

Mëngjesi në hotel. Vazhdon udhëtimi me traget për në Helsingor të Danimarkës. Mbërritja ne Helsingor. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamlet. Vazhdon udhëtimi pë në Kopenhagen. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia e Kopenhagenit, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qendror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefyon, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Malmo. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita 6Malmo - Shkup - Tirane

Transferta për në Aeroportin Malmo. Fluturimi direkt Malmo – Shkup. Nisja në orën 09:10. Mbërritje në orën 11:45. Nisja me autobus nga aeroporti i Shkupit drejt Tiranës.

Fotografi