BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Holiday Island Resort & Spa

(0 Vlerëime)
Çmimi
Çmimi
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

163


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

Pushime Ekzotike
Alifu Elif në Ishullin Dhiffushi
Detajet e Turit

Holiday Island Resort eshte i vendosur në Alifu Elif në Ishullin Dhiffushi, një fluturim 30-minutash nga Aeroporti Ndërkombëtar Ibrahim Nasir. Bungalot ne plazhin e resortit kanë një tarracë private me shtretër dielli, ku mysafirët mund të shijojne pamjet e Oqeanit Indian. Çdo dhomë ka TV satelitor, një kasaforte dhe një minibar.Banjo bashkangjitur ka një vaskë dhe dush të veçantë. Pushuesit mund të shkojnë në një ekskursion rreth ishullit, ose ne një udhëtim per te shikuar delfinet dhe balenat. Aktivitetet përfshijnë zhytje, vela dhe ski uji. Kompleksi turistik gjithashtu ka një palestër, sauna, dhe volejboll plazhi. Ushqimi bufe me kuzhine perëndimore dhe orientale shërbehet në restorant, ndërsa bar kafeja ofron një menu à la carte dhe pije të nxehta. Nje bar 24-oresh ofron argetim non-stop. Holiday Island Resort është 5-minuta udhëtim me varkë nga prona e saj motër, objektet e të ciles janë gjithashtu në dispozicion për mysafirët. Holiday Island Resort & Spa, me 142 bungalo qe ofrojnë ambjente thellësisht intime të relaksimit personal. Vendosur direkt në bregdet nën një kulm prej palme, pajisur me një mori pajisjesh moderne dhe komode, bungalot ofrojnë pushime të paharrueshme Maldive. Restoranti kryesor, ofron mëngjes, drekë dhe darkë bufe te përditshme. Coffee Shop, shërben një shumëllojshmëri ushqimesh à la carte, akullore, lëngje, kafe, kafe ekspres dhe cappuccino. Bari Kryesor eshte i hapur çdo ditë nga ora 18:30 deri 19:30. Një grup live, DJ, qe prezanton kulturen Maldiviane dhe karaoke është në dispozicion çdo mbrëmje. Beach Bar, ndodhet pranë qendrës sportive, dhe e hapur çdo ditë nga 9:30 – 12:30 dhe 14:00 – 18:00.

Ne konceptin all inclusive perfshihen:

  • Mengjesi, dreka dhe darka, snake bar, caj kafe, biskota etj.
  • Pijet alkolike si wiski, brandi, xhin, vodka, rum.
  • Vera (e kuqe dhe e bardhe ), birra.
  • Pijet e buta (uje, fanta, coca cola) etj

Nuk përfshihen

  • Minibari
  • Pijet mbas mesnates
  • Pijet ne eskursinet me varke ,ose turet ne ishujt perrreth
Shërbimet

Vakte dhe ushqime te ofruara:

• All Inclusive

Harta
Fotografi