Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 16.30. Mbërritja në Stamboll në 19.10. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në Hotel. Sistemim dhe fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Xhaminë Blu (ose xhamia sulltan Ahmet e ndërtuar nga arkitekti shqiptar Mehmed sedefqar Elbasani), Sheshi i Hipodromit (i vetmi shesh i mbetur nga periudha bizantike ku gjenden edhe dy stelat gurore nga Egjipti antik sjellë me urdhrin e perandorit bizantin Teodos), Bazilika e Shën Sofisë (Katedralja më e madhe e botës ortodokse), Shkohet në Qendrën e Vjetër Tregtare Kapilli Carshi (tregu i mbuluar që ka mbetur që nga koha e sulltan Mehmetit të II) Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel, Vizitë në Dollmabahçe (Sarajet moderne të sulltanëve të fundit, e njohur si Versaja e vogël), Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës (ish lagja e kolonisë gjenoveze në Stamboll). Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit Taksim (lagja e ndërtuar sipas modelit europia në gjysmën e dytë të shekullit të XIX ku gjenden edhe konsullatat e shteteve europiane dhe rruga një kilometër e gjysëm e tramvajit të parë nostalgjik në Stamboll). Pasdite, OPSIONALE: Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar vijën bregdetare të Stambollit, Europë dhe Azi, (kalimi nën urën e Bosforit, universiteti i vetëm frankofon i Gallatasarajit, lagja shqiptare (Arnavut koj), deri tek ura e dytë e Stambollit (ura e sulltan Mehmetit të II) ku ndodhet edhe kalaja Rumeli, e ndërtuar si masë paraprake për pushtimin e Stambollit, vilat ku janë xhiruar serialet më të famshme turke, saraji veror i sulltanëve, kulla e vashës që gjendet në mes të detit pranë lagjes Yskydar) Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 10:45. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 11:30.