Nisja nga Tirana në oren 01.00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Shkupit dhe Sofjes për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Stamboll rreth orës 20.00. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Sitemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Europën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Sofjes dhe Shkupit. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë