BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Udhetim në Dubai

(0 Vlerëime)
Çmimi
Duke filluar nga€599
Çmimi
Duke filluar nga€599
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

314


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

5 nete/6 dite
Shkupi
Dubai
Tour Details

Dubai është qytet i gjendur në pjesën jugore të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik. Emrin Dubai e ka marrë nga emirati në të cilin ndodhet, pra Emirati i Dubait. Dubai ndan funksione legale, politike, ushtarake me 7 Emiratet e tjera të Federatës. Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion. Gjithashtu Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë. Gjithashtu ky qytet njihet edhe për “Qiellgërvishtësit” më të mëdhenj në botë. Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, është gjithashtu edhe ndërtesa më e gjatë në botë. Është e gjatë 828 m, dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim.

Departure Time

3 Hours Before Flight Time

Price Includes

  • Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
  • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel në Dubai.
  • Mëngjezet në Hotel.
  • Shëtitjet me autobuz sipas Programit.
  • Guida vendase në disa Shëtitje.

Price Excludes

  • Shtesë për Vizë Hyrje – €79
  • Darkë në Hotel Burj Al Arab – €179
  • Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa – €49
  • Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhome – €43
  • Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë – €47
  • Hyrje në Aquaparkun “Aquaventure” në Atlantis the Palm – €89
Itinerary

Dita 1Mberritja ne Dubai

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 20.35. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita 2Një vizitë panoramike në Dubai

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
(Opsionale), Darkë Luksoze në Hotelin Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.

Dita 3Nisja ne drejtim te Dunave ne shkretetire

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita 4Vizitë në Abu Dhabi

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
Fjetje në Hotel.

Dita 5Aquaparkun më të famshëm ne Dubai te quajtur "Aquaventure Atlantis the Palm"

Mëngjesi në Hotel. Dite e lirë për Plazh dhe Shopping.
(Opsionale), Hyrje ditore në Aquaparkun më të famshëm ne Dubai quajtur Aquaventure Atlantis the Palm, në të cilin ndodhet rrëshkitsja me e famshme nënujore quajtur Leap of Faith, kompleks i cili ndodhet në ishullin më të madh articificial të ndërtuar ndonjëherë quajtur Palm Jumeirah.

(Opsionale), Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita 6Kthimi në Tiranë

Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.00. Mbrritja në Shkup në orën 12.35. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë

Map

Photos