Dita e Parë:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta përpara nisjes së avionit. Fluturimi për në Kayseri, nëpërmjet Stambollit. Nisja në 16:30. Mbërritja në Kayseri në 22:55. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transfertë me Autobus për në Cappadocia. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremës, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjtë e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Passabag, Devrent Deresi dhe Urgup. Fjetje dhe darkë në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaymakli. Pasdite të lirë. Fjetje dhe darkë në hotel.
Dita e Katërt:
Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 06:40. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 10:40.