BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Beograd – 89€ Personi

0
Price
From€89
Price
From€89
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

432
3 Ditë
Programi

Dita 1

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime për kafe dhe drekë. Mbërritja në Shkup. Gjatë mesditës do të vizitohet kryeqyteti i Maqedonisë dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë dhe monumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit “Porta Makedonija”, statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare “Makedonija Ulica”, Shtëpia memoriale e Nënë Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Do qëndrojmë në Shkup për të konsumuar drekën dhe gjatë pasdites do të nisemi për në Beograd. Rruga për në Beograd do të kalojë nga lugina e Preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi. Gjatë rrugës, pushime për kafe. Mbërritja në Beograd, sistemimi në Hotel.

Dita 2

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit të Beogradit, ura Branko dhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrënojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë në Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim do të shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty. Darka e lirë. Akomodimi në hotel në Beograd.

Day 3

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizitohet qendra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza, ku gjenden Teatri Kombëtar dhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në Hotel 2 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në çmim nuk përfshihen
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Nisja: 02-10-2020