Ora 07:00 nisje nga Tirana.
Pushim 30 min përgjatë aksit Lezhë – Shkodër.
Në 10:30 ndalesë 30 min tek Perla Bar Restorant ku shijohet panaroma që krijohet nga lumi Drin (foto dhe kafe).
12:00 mbërritja në Qytetin Malor të Pukës ku do të bëhet ecja përmes bulevardit dhe soditja e liqenit. Qëndrimi rreth një orë.
14:00 pushim & drekë tek Rezidenca Sh&Sh ku konsumohen vetëm gatimet tradicionale të zonës dhe e cila ndodhet mes natyrës të mrekulleshme të zonës e gjendur mes malesh dhe pranë lumit. Qëndrimi rreth 2 orë.
Më pas kthimi në Tiranë duke kaluar nga fshatrat e Pukës, Mirditës dhe Rubikut.
Kthimi në Tiranë rreth orës 19:00.