BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Udhëtim në Alpe – Kelmend, 2 ditë, 4’900 Lekë

0
Price
Price
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

303
2 ditë
Availability : 27 Qershor
Programi

Dita 1

Nisja nga agjencia pranë Kafe Florës në orën 06:00 . Ndalesë në Shkodër për një kafe dhe foto panoramike të Kalasë dhe Xhamisë së Plumbit. Më pas vijojmë drejt Alpeve për në Lëpushë dhe Vermosh.
Ndalesë për foto te Leqet e Hotit, një luginë që shtrihet madheshtore ndër shkembinjtë e thepisur si dhe në luginën e Cemit. Vijojmë për në pikën kufitare të Gucise duke lënë pas Tamarën, Selcën dhe Lëpushën.
Pas proçedurave doganore drejtohemi për në Vuthaj. Akomodimi në Hotel Eko Katun Rosi – Old Toëer, i cili ndodhet i shtrirë në një lëndinë i mbulur nga gjelbërimi dhe i rrethuar nga malet hije-rëndë të Alpeve Shqiptare.
Pjesë e hotelit është edhe kulla 270 vjecare, e shndërruar muze, historinë e të cilës do ta mësojmë gjatë qëndrimit në hotel.
Pas një pushimi të shkurtër nën drejtimin e shoqëruesit do të vizitojmë fshatin Vuthaj , Krojet e Ali Pashë Gucisë, për të vazhduar me Ujëvaren GËRLA dhe Syrin e Kaltër të Skafkacit. Kthimi në Bujtinë dhe darka me gatime tradicionale

Dita 2

Pas mëngjesit ku nuk do të mungojnë gatimet e ndryshme nisemi për të vizituar Plavën, liqenin dhe kullën 520 vjeçare te Rexhep Agicit. Pas një pushimi të shkurtër buzë liqenit për foto panoramike kthehemi në Shqipëri. Ndalesë në Vermosh dhe në Lëpushë ku mund të bëjmë pushimin e drekës.

Kthim në mbrëmje në Tiranë.

Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Transporti vajtje – ardhje
  • Akomodimi në hotel Eko Katun Rosi – Old Tower me mengjës dhe darkë
Për këtë udhëtim, duhet të merrni me vete:
  • Veshje Sportive si dhe veshje me mëngë të gjata në mbrëmje, këpucë të përshtatshme për mal, Çantë shpine me lëngje; pajisje per mbrojtjen nga dielli , fruta.
Shënim
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungese dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar dhe pashaportë.
  • Me ligjin e ri të miratuar këtë vit, nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe dëshiron të udhëtojë pa praninë e 2 prindërve, duhet patjeter prokurë ku pergjegjesia merret nga një person tjetër i familjes (me lidhje gjaku) që do të jetë pjesë e udhëtimit, dhe të keni pashaportë
Njoftim:

Në bazë të kritereve të vendosura deri tani për mbrojtjen ndaj virusit Covid19 dhe parandalimin e tij klienti duhet :

  • Të ketë maska mbrojtëse për fytyrën
  • Doreza mbrojtëse për duart
  • Duhet të dezinfektojë duart në çdo hyrje dhe dalje nga autobusi
  • Duhet të masë temperaturën çdo fillim udhëtimi para se të hyjë në automjet
  • Të ruaj distancën 1.5 m ndaj stafit apo klientëve të tjerë gjatë hipjes apo zbritjes në autobus
  • Sugjerohet që ulja në sedilje të bëhet afër e afër vetëm në rast kur personat janë nga një familje
  • Të njoftojë në kohë reale stafin e kompanisë në momentin që do të ndiejë simptomat si: lodhje fizike , temperaturë , kollë e thatë , vështirësi në frymëmarrje , dhimbje në kraharor , dhimbje trupi , rrufë , fyt i thatë , diarre , konfuzion