BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Selanik – Stamboll- Sofje, 5 dite, 129€

0
Price
From€129
Price
From€129
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

75
5 ditë
Availability : 12 Shkurt, 5, 12 Mars
INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
Programi

Dita 1

Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Sistemimi në Hotel.

Dita 2

Mengjesi në hotel. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Day 3

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizite te Xhamia Blu (hyrja falas) Vizite opsionale te sarajet e Topkapise (hyrja 12 euro). Vizite opsionale te Bazilika e Shen Sofise (hyrja 12 euro). Shetitje ne anije private neper brigjet e Bosforit (hyrja 5 euro). Vizite ne tregun tradicional kapali Çarsi, ku mund te behet dhe shopping.
Ne darke show i nates turke, e cila zhvillohet ne anije poshte ures se Bosforit (opsionale 35 euro hyrja) Perfshihet ne cmim show dhe pije pa limit si dhe darka. Fjetje ne hotel.

Dita 4

Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Sofie. Mberritje ne Sofie dhe vizitë në monumentet kryesore te qytetit. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

Dita 5

Mëngjesi në Hotel. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Tiranë.

Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
  • Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll, Sofje dhe Selanik,
  • Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
  • Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
  • Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
  • OPSIONALE: Lundrim me anije në Bosfor për të parë Europën e dhe Azinë – €5
Në çmim nuk përfshihen
  • Taksa 1.5 euro per dhome ne nate ne Selanik