BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Sarajevë, 14 Shkurt, 3 ditë, €99

0
Price
From€99
Price
From€99
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

350
3 ditë
Availability : 6, 13, 20 Mars
Programi

Dita 1

Nisja nga Tirana në orën 04:00.

Kryerja e procedurave kufitare, kalimi nga Hani i Hotit dhe nga Podgorica në drejtim të qytetit të Nikshiqit. Pushime te shkurtra gjatë rrugës për kafe. Vazhdim i udhëtimit për në Sarajevë.

Vizitë në Mostar ose qyteti i Menekshesë, ku do të kemi mundësinë të shohim:

  • Urën e famshme të Mostarit;
  • rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër;
  • Xhaminë e Madhe;
  • Katedralen e Betonte të Mostarit (e vetmja në botë).

Mbërritja në Sarajevë, akomodimi dhe darka në hotel.

Kohë e lirë për të shfrytëzuar hapësirat e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuç noti), banjo turke, xhakuzi etj.

Dita 2

Mëngjesi.

Fillojmë vizitat në oborrin e familjes mbretërore të Habsburgëve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajevës (pagesë shtesë 1 euro). Vazhdojmë me vizitata në Bashqarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marrëveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.

Kohë e lirë dhe ngrënia e drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit. Darka në hotel.

Day 3

Mëngjesi në hotel.

Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të vizitojmë Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.

Nisja për në Tiranë. Gjatë rrugës pushime të shkurtra për të pirë diçka.

Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.

Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Akomodimi në hotel 4* për 2 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset dhe darkat.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
  • Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambientet e brendshme të hotelit.
Në çmim nuk përfshihen
  • Kërkesat shtesë jashtë programit.
  • Vizita tek kryqi në Medjugorje.
  • Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikë.
  • Siguracioni i jetës në udhëtim (i këshillueshëm).
  • Përdorimi i pishinës është i mundur vetëm me kapuç, nëse nuk dispononi një, mund ta blini në ambientet e hotelit për 2.5 euro.
Fëmijët
  • 0-2 vjeç, falas;
  • 2-12 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjeç paguan si i rritur;
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
  • Personi në dhomë teke paguan 122 euro.
Ju bëjmë me dije se
  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës në momentin e rezervimit, ndërsa pagesën e plotë deri në 2 javë para nisjes. Nëse udhëtimi është brenda dy javëve, pagesa duhet kryer e plotë.
  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si, mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.