BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Prishtinë – Pejë – Ujëvara e Drinit, 2 ditë €59

0
Price
From€59
Price
From€59
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

62
2 Ditë
Availability : 17, 24, 31 Tetor
Ftoni miqtë tuaj me këtë ofertë ku do të vizitojmë:
PRISHTINË, PEJË, RUGOVË, UJËVARA E DRINIT TË BARDHË, SHPELLA E RADACIT
17, 24, 31 Tetor
Programi

Dita 1

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Prishtinë, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar. Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën në një nga restorantet tradicionale të qytetit. Pastaj vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Pejës. Akomodohemi tek hotel Dukagjini 5*. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar opsionet e hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër. Opsionale: shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj.
Darka në hotel dhe pas saj guida shoqëruese ju sugjeron disa vende me muzikë ku mund të kaloni mbrëmjen.

Dita 2

Pas mëngjesit në hotel nisemi për në Grykën e Rugovës ku do të keni mundësinë të prekim natyrën mbresëlënëse. Për ata që dëshirojnë më shumë adrenalinë sugjerohet të provojnë Zip Line. Pastaj nisemi për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Aty do të kemi mundësi të konsumojmë drekën në mes të natyrës dhe pranë ujëvarës. Nisja në rrugën e kthimit me ndalesa të shkurtra.
Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

Detajet e Udhëtimit
Kujdes:
  • Duhet të jeni të pajisur me Letërnjoftim ose Pasaportë gjatë udhëtimit!
Në çmim përfshihen
  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi në hotel Dukagjini 5*
  • Mëngjesi dhe darka
  • Përdorimi i pishinës dimërore, sauna, jacuzzi dhe palestër
  • Guida shoqëruese gjatë udhetimit
Në çmim nuk përfshihen
  • Dreka dhe pijet gjatë vakteve
Fëmijët
  • 0-2 VJEÇ PA PAGESË
  • 3-12 VJEÇ PAGUAJNË 50 %
  • MBI 12 VJEÇ PAGUAN SI I RRITUR
Ju bëjmë me dije se
  • AKOMODIMI NË DHOMË TEKE (SINGLE) KA PAGESË EXTRA NË VARËSI TË HOTELEVE KU QËNDROHET.
  • NËSE KREVATI NUK DO TË JETË DOPIO , DO TË JENË DY KREVAT TEKE TË BASHKUAR.
  • PËR REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESËS PARAPAGIM DHE PJESA TJETËR 5 DITË PARA NISJES.
  • PAGESA E BËRË ËSHTË E PAKTHYESHME.
  • PËR REALIZIMIN E KËTIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
  • NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
  • AGJENSIA NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PËR ARSYE TË NDRYSHME SIÇ JANË MUNGESË DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
  • NËSE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEÇ, DHE UDHËTON ME NJËRIN OSE ASNJËRIN NGA PRINDËRIT, I DUHET PATJETËR PROKURE E NOTERIZUAR