BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Pranverë në Zagreb, Sarajevë, 4 Ditë €139

0
Price
From€139
Price
From€139
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

59
4 ditë
Availability : 6, 13 Mars
Programi

Dita 1

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes, e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

Dita 2

Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Split. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Mbrritja në Zagreb. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Day 3

Mëngjesi në Hotel. Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita 4

Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

Nisja më 6, 13 Mars.
Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.
  • Mëngjese në Hotel, Darkat në Neum dhe Sarajevë.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në çmim nuk përfshihen
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.