BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Pranverë në Dubrovnik, 3 Ditë €89

0
Price
From€89
Price
From€89
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

64
3 ditë
Availability : 7, 14, 20, 27 Mars
Programi

Dita 1

Dita e Parë: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjeps të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Vazhdon udhëtimi për në Dubrovnik. Mbrritja në Dubrovnik. Sistemimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita 2

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka dhe Fjetje në Hotel.

Day 3

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin në Plazhet e Sutomores dhe Ndalesa tjetër do të jetë në portin e Qytetit të Tivarit, njohur ndryshe si qyteti me më shumë ditë me diell i Malit të Zi. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Detajet e Udhëtimit
Nisja më 7, 14, 20, 27 Mars.
    Në pagesë përfshihen:

  • Udhëtimi vajtje – ardhje dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit..
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në çmim nuk përfshihen
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.