BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Meteora-Metsovo, çdo të shtunë, 2 ditë, €55

0
Price
From€55
Price
From€55
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

117
2 ditë
Availability : çdo të shtunë
Programi

Dita 1

Nisja nga Tirana në orën 06:00. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës, për të marrë ndonjë pije. Kalimi i pikës kufitare të Kakavijës.

Mbërritja në Meteora, e famshme per peizazhet magjike natyrore dhe manastiret në majë të shkëmbinjve. Vetë fjala Meteora do të thotë “pezull në ajër” ose në “qiell”, dhe atë përshtypje të japin kur i sheh nga afër.

Akomodimi dhe darka në hotel.

Dita 2

Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Metsovo. Gjysëm i fshehur në mjegull dhe mbështjellë në një batanije dëbore, Metsovo praktikisht duket si një pikturë në një lartësi prej 1160 m. Duke ruajtur karakterin e tij tradicional, në vargmalin e Pindit, Metsovo është një nga destinacionet plot jetë gjatë gjithë vitit dhe me bujari ju ofron bukuritë e tij natyrore.

Zona për ski në Metsovo është e përbërë nga tre vendpushimet: Politsies, Karakoli dhe Zygos (rreth 10 km shtigje), kanë 3 ashensorë dhe 5 shtigje (pista). Ski dhe shëtitje me teleferik.

Dreka e lirë.
Nisja për në Tiranë rreth orës 17:00.
Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.

Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
  • Transporti komod me autobus Tiranë – Meteora – Metsovo – Tiranë
  • Hoteli ne Kalambaka me mëngjes dhe darkë.
  • Shoqërues gjatë gjithë udhëtimit.
Çmimet e udhëtimeve për fëmijët:

0-2 vjeç, falas
mbi 2 vjeç, pagesë e plotë

Ju bëjmë me dije se:
  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës në momentin e rezervimit, ndërsa pagesën e plotë deri në 2 javë para nisjes. Nëse udhëtimi është brenda dy javëve, pagesa duhet kryer e plotë.
  • Pagesa e kryer është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si, mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.