When you book with an account, you will be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Guida e Thethit është kryesisht një guidë që i përshtatet të gjithë grupmoshave dhe është e organizuar në mënyrë të tillë që të japë kënaqësi për të gjithë.
Çmimi 60 euro për person ALL INCLUSIVE Rezervimet në grup 8+1 falas!
Dita 1 Tiranë-Theth
Nisja bëhet të shtunën në orën 06:00 nga Tirana tek Kafe Flora. Gjatë rrugës do të bëhen ndalesa për kafe dhe fotografi. Ndalesa e parë do të jetë Qafë Thorë 1700 m, lartësi, një ndër pikat më të larta gjatë udhëtimit për në Theth. Peisazhi i kurorës së alpeve shqiptare që ofrohet në këtë lartësi do të jetë një kartolinë unike për kujtimet tuaja.
Pas ndalesës në Qafë Thorë, vazhdojmë udhëtimin për në Theth. Pas akomodimit në bujtinë dhe në dhomat përkatëse sipas kërkesës tuaj, i zoti i shtëpisë na ka shtruar drekën me gatime kartakteristike të zonës.
Pas drekës nisemi për tek “Syri i kaltër”, ku gjatë shëtitjes do të bëjmë ndalesa në vende të ndryshme. “Kanioni i Gurrashit” me fytyrën e malësorit të gdhendur në të nga natyra dhe jo nga dora e njeriut dhe “Vaskat Natyrore”, do të jenë mrekullitë e natyrës që do të shoqërojnë udhëtimin tonë.
Një ujë i kristaltë në mes të gjelbërimit gjatë shëtitjes për tek “Syri i Kalter” dhe zhurma e lumit që na shoqëron gjithmonë, do e bëjë akoma me të bukur peisazhin.
Pas vizitës në liqenin e vogël (Syri i Kaltër), kthehemi në fshat. Mbasditja e lirë, organizim ndjeshje volejbolli.
Per darkë ju presim jashtë, në verandën e shtepisë, si gjithmonë me gatime tradicionale.
Dita 2 Theth
Të dielën fillon dita duke shijuar mëngjes fshati.
Pas mëngjesit do të nisemi për tek “Ujëvara e Grunasit”, e cila është mjaft e veçantë në llojin e saj. Një ndër ujëvarat më të mëdha në Alpet Shqiptare, Ujëvara e Grunasit është shpallur monument natyre që nga viti 2006.
Eksplorimi i Thethit mbyllet me një vizitë tek Kulla e ngujimit ku do të udhëtojmë nëpër histori dhe kanunin e Lek Dukagjinit.
Pas konsumimit të drekës, vaktit të fundit me gatimin tradicional verior, nisemi për në Tiranë.
Gjatë rrugës bëjmë ndalesë për kafe në qytetin e Shkodrës.
Mbërrijmë në darkë rreth orës 21:00
Detajet e Udhëtimit
Në çmim përfshihen
Transporti sipas programit Tiranë – Theth – Tiranë
Akomodim 1 natë në bujtinë në Theth
Dreka dhe Darka e ditës së parë me gatime tradicionale të Thethit
Mëngjes fshati ditën e dytë në Theth
Guida jonë e cila do ju shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit
Çfarë ju duhet të keni me vete:
Ju këshillojmë veshje sportive, këpucë dhe çanta sportive, ujë, kapele, syze dielli, bluze të ngrohtë për në garkë, fruta, ushqime energike sipas shijes buzëqeshja juaj dhe BASHKËPUNIMI ne grupin.