BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

FUNDJAVE NE MATKA, MAQEDONI

0
Price
From€55
Price
From€55
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

1718
1 nate / 2 dite
Availability : Cdo Fundjave
Tirane
Tetove

FUNDJAVE NE MATKA, MAQEDONI

 

DITA E PARE: TIRANE – MATKA

Nisja ne mengjes ne oren 05:00 drejt Maqedonise. Ndalesa e pare do jete tek bar kafe Gjahtari ne Librazhd. Me pas nisemi per ne qytetin e Struges, ku buze lumit te Drinit te Zi, do te shijojme kafen dhe do kemi mundesine per te ngrene. Pas pushimit nisemi drejt Liqenit te MATKA-s. I ndodhur vetem 10 km larg Shkupit dhe 15 km larg Tetoves, Liqeni Matka-s eshte “Perralla me re” e vendit fqinj te Maqedonise. deri ne oren 18:00 do te jemi duke vizituar bukurite e Kanionit Matka. Pas konsumimit te drekes ne restorantet buze liqenit, nje nder eksperiencat qe nuk duhet humbur eshte edhe lundrimi me motoskafe te vegjel pergjate liqenit, duke soditur natyren e bukur qe karakterizon Matken (pagesa opsionale 6 eur p.person per 30 min). Lundrimi do te jete deri ne shpellen e Vrelos, qe eshte nje nder Shpellat me unike ne Ballkan. E gjate prej 175 m, ku ne brendesi te shpelles ndodhen 3 liqene te vegjel.  Kohe e lire ne dispozicion per te vizituar ne menyre individuale kanionin.  Ne oren 18:30 do te behet nisja per ne Tetove per tu akomoduar ne hotel me 4*, ne qender te Tetoves. Darka ne restorantin e hotelit. Pas darke shetitje e lire ne qendren e Tetoves.

DITA E DYTE: VIZITE NE TETOVE – VIZITE NE OHER

Pas mengjest ne hotel, vizitojme xhamine e shume ngjyrave ne Tetove, nder atraksionet turistike me te bukura te qytetit. Me pas udhetojme drejt qytetit te bukur te Ohrit, 133 km larg Tetoves. Vizita jona fillon ne bulevardin e Ohrid, sheshi Lyhnidas, ngjitemi per te pare kishen e Shen Sofise (opsionale hyrja), ecja poshte per te pare Teatrin Antik, vizite ne kishen e Shen John Kaneo, vizite ne kishen e Shen Klementit, ku rruga na con drejt kalase se Samuelit (opsionale 30dinar). Dreka e lire per tu konsumuar buze liqenit te Ohrit (ku sdo te mungojne rekomandimet tona). Pas vizites se qytetit te Ohrid vazhdojme drejt Shen Naumit, vizite e lire. Me pas nisja drejt Tiranes, do te ndalojme dhe ne Tushemisht per foto tek busti i Teto Ollges. Fundi i sherbimit tone i cili do te vazhdoje dhe ne udhetimin e rradhes.

CMIMI ESHTE 55 EUR P.PERSON NE DHOME DYSHE OSE TRESHE

Ne cmim perfshihen:

–  Transporti Tirane – Matka – Tetove – Tirane
–  1 nate akomodim ne hotel me 4* ne qender te Tetoves
–  Mengjesi dhe Darke gjate qendrimit ne hotel

Ne cmim nuk perfshihen:
–  Dreka e seciles dite
–  Bileta e motoskafit per shetije 30 minuta ne liqenin Matka (opsionale)
–  Hyrjet neper site