Nisja nga Tirana në orën 7:30 të mëngjesit në drejtim të Shkupit. Rreth mesditës, mbërrijmë në Shkup dhe fillojmë eksplorimin e qytetit. Vizitojmë qendrën e qytetit, zonën e Çarshisë, kalanë, urën e gurtë etj. Kohë e lirë për të konsumuar drekën
Pas drekës marrim rrugën drejt Beogradit, kryeqytetit te Serbisë. Mbërrijmë në Beograd në darkë dhe akomodohemi në Hyatt Regency 5*.
Darka e lirë për të eksploruar individualisht dhe për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit.
Konsumojmë mëngjesin në hotel. Shoqëruar nga një guidë vendase, fillojmë vizitën e Beogradit duke vizituar Katedralen e Shën Savës, Kalanë e Kalemegdanit, pedonalen e Knjaz Mihalit, parlamentin e të tjerë.
Kohe e lirë për shopping në qendrën tregtare Usce.
Në darkë kthehemi në hotel.
Konsumojmë mëngjesin në hotel. Marrim rrugën e kthimit nëpërmjet Kosovës.
Ndalojmë në Prizren për të konsumuar drekën dhe për të vizituar qendrën historike të qytetit.
Kthimi në Tiranë pasdite vonë.
Fundi i shërbimit tonë