Nisja nga Tirana në orën 8 të mëngjesit në drejtim të Ohrit. Rreth mesditës, mbërrijmë në Ohër dhe fillojmë eksplorimin e qytetit. Vizitojmë qytetin e vjetër, kishën e Shën Mërisë, portin, pedonalen e qytetit. Pas vizitës, kohë e lirë për të konsumuar drekën në një nga restorantet buzë liqenit.
Marrim rrugën drejt Shkupit. Me të mbërritur, akomodohemi në Hotel Marriott 5*, i pozicionuar në sheshin kryesor të Shkupit.
Darka e lirë për të eksploruar individualisht dhe për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit.
Konsumojmë mëngjesin në hotel. Fillojmë vizitën e Shkupit duke ndaluar në qendrën e qytetit, zonën e Çarshisë, kalanë, urën e gurtë etj.
Pasi përfundojmë turin e Shkupit, nisemi drejt Kosovës. Ndalojmë në Prizren për të konsumuar drekën dhe për të vizituar qendrën historike të qytetit.
Kthimi në Tiranë pasdite vonë.
Fundi i shërbimit tonë