BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Bike Tour Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

0
Price
From€60
Price
From€60
Full Name*
Email Address*
Your Enquiry*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.
Please agree to all the terms and conditions before proceeding to the next step
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

699
1 Dite
Availability : Cdo fundjave
Permet

Bike Tour Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

 

Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe mali i Dhëmbelit. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.

 

Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

 

Skeda teknike

 

Emri: Touri me biçikleta malore Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

 

Lloji: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

 

Niveli i vështirësisë: mesatar

 

Çmimi: 50 euro/personi

 

Çmimi përfshin: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete

 

Çmimi nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

 

Periudha: përgjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

 

Kohëzgjatja: 8 orë

 

Mosha: 18 vjeç

 

Pika e takimit: në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

 

Paketa:

  • pika e takimit në Përmet;

 

  • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;

 

  • nisja drejt Këlcyrës;

 

  • mbërritja në Grykën e Këlcyrës dhe fillimi i ekskursionit me biçikleta;

 

  • ndalesa gjatë rrugës

 

  • dreka me vete;

 

  • kthimi në Këlcyrë;

 

  • kthimi në Përmet.