Njoftim
Sipas njoftimit të publikuar nga autoritetet italiane dhe vetëm me disa ndryshime të vogla, vazhdojnë të mbeten në fuqi të njëjtat rregulla deri më datë 30 Korrik 2021
- Duke filluar nga data 16 maj 2021,lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, familjarët e atyre personave që kanë leje qëndrimi prej një periudhe të gjatë kohore.
- Personat që vërtetojnë se kanë partnertin/ partneren në Itali, pra tregojnë se kanë një marrëdhënie stabël, jo domosdoshmërisht bashkëjetesë.
- Detyrimi për të kryer testin SARS-COV-2 PCR negativ testi molekulare ose antigjenike,maksimumi 72 orëpërpara nisjes, vazhdon të mbetet i detyrushëm.
- Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që qëndrojnë më pak se 120 orënë Itali për arsye pune, shëndeti ose emergjenca.
- Karantina 10 ditorembetet në fuqi për personat që qëndrojnë në Itali mbi 120 orë.Pas hyrjes, duhet të respektohet një periudhë karantine 10-ditore në shtëpi dhe t’i nënshtrohet një testi molekulare ose antigjenike në fund të kësaj periudhe.
- Sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri, pa paragjykuar nevojën për një arsye të vlefshme, detyrimi për tampon ose karantinë gjatë mbërritjes nuk kërkohet aktualisht.
- Fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të bëjnë tampon.
Vlen per tu theksuar se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe se refuzimi i hyrjes në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk përputhet me kërkesat e përcaktuara në DPCM 02.03.2021, dmth. nuk justifikon plotësisht arsyen e hyrjes dhe nuk korrespondon me kriteret e urgjencës dhe domosdoshmërisë.
Per informacione te metejshme klikoni ne linkun si me poshte:
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/ambasciata/news/dall_ambasciata/2021/05/nuove-regole-per-gli-spostamenti.html
Për cdo informacion rreth dokumentacionit apo kategorive qe u lejohet te udhetojne duhet te kontaktoni instancat kompetente si policia kufitare, ambasada Italiane apo prefektura pasi per shkak te situates Covid-19 rregullat jane subjekt ndryshimi.
Ju informojme gjithashtu se per fluturimet me nisje nga Tirana, Tirane-Pisa eshte e detyrueshme te plotesoni formularin duke klikuar ne linkun https://www.airalbania.com.al/sq/ ,mjafton te klikoni ne seksionin Important Information klikoni (Pisa) dhe do ju shfaqet formulari qe duhet te plotesoni.