Kur është fjala për t’u nisur në udhëtim, në duam ta marrim të gjithë shtëpinë me vete. Të duhet kjo, edhe kjo, edhe kjo… oh! Të duhet gjithҫka. Por e di që kjo është praktikisht e pamundur, kështu që para ҫdo udhëtimi, duhet të sigurohesh që të marrësh sa më shumë gjëra në pak hapësirë ose më mirë, gjërat më të domosdoshme. Ja disa truke për të përfituar më shumë kohë dhe hapësirë.

Nëse krijon një listë paraprake me gjërat që të duhen më shumë për udhëtim, do ta kesh më të thjeshtë për t’i gjetur gjërat menjëherë kur të vijë momneti. Mos harro – vetëm gjërat e rëndësishme.

Rrobat vendosi në formë rrethore

Shpenzon më pak hapësirë dhe më pak kohë se sa kur i palos.

Vendos ilaҫet në një kuti të vogël

Në farmaci ka disa kuti të vogla specifike për t’i marrë me vete në kohë pushimesh. Aty do t’i kesh të gjitha ilaҫet më të organizuara dhe do të të zënë më pak vend.

Përdor kallama plastikë për kremrat

Nëse nuk të duhet i gjithë kremi me vete dhe je vetëm për pak ditë, atëherë bëhu më praktike. Përdor disa lloje kallamash plastikë që gjenden në farmaci dhe hidh në to pak krem, duke i ndarë nga llojet e tjera. Merr disa me vete. Kështu fiton më shumë hapësirë në valixe.

Merr me vete vetëm produktet që të duhen për udhëtim

Duke blerë disa shishe të vogla ku të mund të mbash shampon, balsamin apo të gjithë produktet e tjera që të duhen, kontrollo që të marrësh vetëm ato që të duhen për udhëtim dhe hiq dorë nga mania për të pasur gjithҫka me vete.

Mbaj një ҫantë si folder të veҫantë

Është gjëja më e mirë që të duhet për udhëtim. Jo vetëm për të futur aty dokumentet që të duhen, por edhe për ndonjë veshje rezervë që mund të të duhet gjatë rrugës.

Një vend të sigurt për ushqimet

Ndonjëherë ushqimet me disa paketime bëhen të rrezikshme, sepse prishen shpejt edhe nga temperaturat e larta, kështu që në bagazh, ku ka më shumë hapësirë dhe të paketuara mirë, ushqimet janë më të sigurta.

Përdor qese të kompresuara

Është mënyra më e mirë për të fituar hapësirë në valixhe.

Dhe mjaft bleve gjëra të reja në vendin ku do shkosh

Shanset janë që në ҫdo kënd të gjesh një dyqan dhe të kthesh për të blerë diҫka të re. Mos e bëj më! Aq më tepër kur mendon se në valixhe nuk ke asnjë vend, por i ke të gjitha sendet në vendin e tyre.