BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

Udhetim ne Beograd

(0 Vlerëime)
Çmimi
Duke filluar nga€89
Çmimi
Duke filluar nga€89
Emer/Mbiemer*
Adresa e emailit*
Kërkesa juaj & numri i telefonit*
Ruaje ne listen e dëshiruar

Adding item to wishlist requires an account

356


Pse të na zgjidhni ne?

  • Te rezervosh me ne eshte e sigurt
  • Cdo tur i yne eshte i certifikuar
  • Cmimet me te lira
  • Turet tona jane te konfirmuara
  • Larmishermi ofertash

Keni pyetje?

Kontaktoni me operatoret tane per pyetjet qe keni, ose per te marre informacion rreth ofertave tona.

(+355) 67 2082915

info@uniontravel.al

2 nete - 3 dite
Periudha: 01.03 deri 30.09.2018
Tirana
Beograd
Numri maksimal i personave: 30

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Shkup. Gjatë mesditës do të vizitohet kryeqyteti i Maqedonisë dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit “Porta Makedonija”, statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare “Makedonija Ulica”, Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Do qëndrojmë në Shkup për të konsumuar drekën edhe gjatë pasdites do të nisemi për në Beograd. Rruga për në Beograd do të kalojmë nga lugina e preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbërritja në Beograd, sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty. Darka e lirë. Akomodimi në hotel ne Beograd.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në Hotel 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.