BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419
BILETA AVIONI: +355 4 22 28 141    TURIZEM: +355 4 22 33 419

10 vendet me te mira per ski!

Stina e dimrit po afrohet me hapa të shpejtë për t’i dhënë mundësinë çdokujt të shijojë dëborën e bardhë, edhe pse këtë vit tek ne bora është më e pakët.

Mirëpo, që për të gjithë adhuruesit e skive ne ju sugjerojmë vendet më të mira për të bërë ski, natyrisht për ata që kanë mundësinë për të shkuar në pushime të tilla.

Mirëpo, për ata që nuk kanë mundësi për të shkuar në pushimore të tilla, pra ësht Brezovica, Boga dhe shumë vende tjera të bukura në Kosovë ku mund të kënaqeni me magjitë e borës.

– Les Portes du Soleil: Në kufirin mes Francës dhe Zvicrës shtrihet qendra e skijimt, “Les Portes du Soleil”. Me 280 shtigje skijimi që gjithsejtë kanë një gjatësi prej 650 kilometrash, nuk do mend se është qendra më e madhe për rrëshqitje në botë.

– Les Trois Vallées: Në Alpet franceze në një lartësi mbidetare prej 3.200 metrash shtrihet qendra dimërore Les Trois Vallées, e dyta për nga madhësia në botë. Kjo pushimore ka në disponim për vizitorët e vet një shteg skijimi me rreth 600 kilometra gjatësi, si dhe 180 ashensorë. Në këtë qendër mbahet rregullisht edhe garat për kupën botërore në skijim.

– Evasion Mont-Blanc: Edhe në vendin e tretë gjendet gjithashtu edhe një qendër tjetër skijimi. Në hijen e malit Mont Blanc, në një lartësi detare prej 4810 metrash, gjendet vendbanimi Évasion Mont-Blanc.

Kjo ofron 450 kilometra shtigje skijimi dhe është njëra ndër qendrat botërore me të vjetra për sporte dimërore që këtu kanë filluar të organizohen që nga viti 1913.

– Davos-Klosters: Në mesin e dhjetë qendrave më të mëdha të skijimit në botë, i katërta me radhë gjenden edhe vendbanimi zviceran Davos-Klosters. Pushimorja më e madhe e sporteve dimërore që ka një lartësi mbidetare prej 1560 metrash për pushuesit e vetë, ka shumë shtigje skijimi, me një gjatësi prej 427 kilometrash dhe 61 ashensorë, transmeton “Zeri.info”.

– Les Quatre Vallees: Në vendin e pestë të listës gjithashtu renditet një qendër tjetër skijime e Zvicrës. kjo është Les Quatre Vallées. Ka një shteg skijimi prej gjithsejtë 410 kilometrash, për çka shërbejnë 92 ashensorë. Shtigjet e saje të skijimit janë të njohura për sasinë pothuaj të përhershme të borës mbi to.

– Engadin-St. Moritz: Pas këtyre në vendin e gjashtë renditet qendra tjetër zvicerane e skijimt, Engadin-St. Moritz me 350 kilometra shtigje skijimi.

– Matterhorn: Vendin e shtatë gjithashtu  e zë një vendbanim zviceran, Matterhorn, që ofron një pistë skijim me po aq kilometra sa edhe Engadin-St. Moritz.

– Lenzerheide: Më 310 kilometra katrorë pistë skijimi dhe 61 ashensorë, Lenzerheide, vendbanim tjetër zviceran, është qendra e tetë e skijimt në botë për kah madhësia.

– L’Espace Killy: Pas Lenzerheide vjen një tjetër vendbanim francez, L’Espace Killy, që ka shtigje skijimi prej 310 kilometra gjatësi.

– SkiWelt Wilder Kaiser: Në vendin e dhjetë renditet një qendër skijime e Austrisë, ajo është SkiWelt Wilder Kaiser, më një pistë skijimi prej rreth 280 kilometrash, me 91 ashensorë dhe 79 restorante.

Leave a Reply

Recent Comments